Miratohet kërkesa e Agim Bahtirit për ‘bashkimin’ e Mitrovicës

Me shumicë votash, është miratuar kërkesa e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për bashkimin e kësaj komune me atë të veriut.

Lajme

30/11/2018 12:05

Në rend dite të kësaj seance të jashtëzakonshme ishte vetëm një pikë, ajo për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativ të Mitrovicës, me qëllim bashkimin e qytetit, raporton lajmi.net.

Pro kanë votuar 31 asamblistë.

Lajmi.net ka raportuar gjatë ditës së djeshme për nismën e kryetarit Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës.

Nga njohës të çështjeve politike është vlerësuar se kjo nismë është joligjore dhe se komuna nuk e ka në kompetencë bashkimin apo shuarjen e një komune tjetër. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Iniciativa e Agim Bahtirit për ‘bashkimin’ e Mitrovicës, joligjore