Miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare për arsim, Nagavci: Zvogëlon pabarazitë dhe krijon mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, ka shkruar pas miratimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, ku në mesin e tyre është edhe ai për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”. Ajo ka thënë se kjo marrëveshje do të mundësojë rritjen e ndjeshme të përfshirjes së…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, ka shkruar pas miratimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, ku në mesin e tyre është edhe ai për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”.
Ajo ka thënë se kjo marrëveshje do të mundësojë rritjen e ndjeshme të përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, sigurimin e qasjes gjithëpërfshirëse në edukim cilësor, përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve si dhe mbështetje në zhvillimin e kompetencave profesionale të edukatoreve dhe stafit tjetër me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve edukative në fëmijërinë e hershme.
“Ky program vë theks të veçantë në mbështetjen e grupeve të margjinalizuara dhe të familjeve përfituese të asistencës sociale, duke kontribuar në zvogëlimin e pabarazive dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët. Tashmë kemi filluar skemën e Programit të Kuponëve përmes të cilit rimbursohen shpenzimet për çerdhe dhe transport për fëmijët nga familjet me asistencë sociale. Falënderoj të gjithë deputetët për votën e tyre dhe mbështetjen ndaj projekteve që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e Kosovës. Suksese kolegëve në punën në zbatim të marrëveshjes!”, ka shkruar Nagavci. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: