Miram e lumtur për Edean
Edea është shpallur fituese e edicionit të 4-të të “X Factor Albania”.

ShowBiz
E kësaj fitoreje padyshim që më së shumti i është gëzuar trajnerja e Edeas,Miriam Cani e cila për muaj të tërë ka punuar së bashku me Edean për të arritur deri te ky rezultat.
Këngëtarja Cani është parë shumë e lumtur natën finale,por nuk i ka mjaftuar kaq ajo përmes profilit të saj në rrjetet sociale ka shprehur gëzimin që ndjenë për këtë fitore që është edhe e saj.
“Shume e lumtur per ty zemer”,ka shkruar këngëtarja në fotot ku shihet duke festuar momentin e shpalljes fituese natën finale të spektaklit.
Edea përveç çmimit të pare si më e mira,do të ketë edhe kontrata me studio muzikore që do të punojnë në të ardhmen me këngëtaren e ardhshme.(lajmi.net)