Miqtë takohen përsëri , Vuçiqi sot i shkon në konak Erdoganit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot do të arrijë në Turqi ku do të qëndrojë për një vizitë dy-ditore.

Lajme

06/05/2018 10:15

Ai është ftuar nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ku do të diskutohet për forcimin e raporteve turko-serbe.

“Marrëdhënie Serbi-Turqi do të kontribuojnë në rajon, dhe do të diskutohen hapat se si do të forcohen këto raporte”, thuhet në njoftimin e presidencës turke, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër mediat serbe raportojnë se ky takim është caktuar pas bisedës që Vuçiqi kishte me Erdoganin kohë më parë, pas arrestimit të Gjuriqit në Kosovë.

Presidenti serb dhe homologu i tij turk njihen për raporte tejet të mira që kanë mes vete.

Pas takimit me Erdoganin, Vuçiqi do të udhëtojë direkt për në Rusi ku do të takohet edhe me Vladimir Putinin. /Lajmi.net/