MINTI publikon çmimet e reja të derivateve, ja sa kushtojnë nafta, benzina dhe gazi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme. Sipas njoftimit të MINT-it, qytetarët do të përballen me këto çmime për karburantet në treg. Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1 euro e 72 centë, ndërsa…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të MINT-it, qytetarët do të përballen me këto çmime për karburantet në treg.
Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1 euro e 72 centë, ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1 euro e 52 centë për litër.
Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër.
Këto çmime do të jenë në fuqi gjatë 24 orëve të ardhshme, sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë. /Lajmi.net/
