Minoritetet do të kenë përparësi në testimin ndaj virusit Covid-19 në Angli

Anglia ka lajmëruar se planifikojnë të iu japin prioritet minoriteteve gjatë testimit për Covid-19.

Lajme

02/12/2020 11:33

Minoritetet etnike mund të jenë të parët që do të testohen ndaj Covid-19, raporton “DailyMail”.

Në agjendën e re, që do të filloj sapo të mbaroj mbyllja e nivelit të tretë, personat që do të testohen dhe vaksinohen do të ndahen në bazë të moshës, llojit të punës që bëjnë, ku jetojnë dhe çfarë komuniteti i përkasin, transmeton lajmi.net.

Gjenerali zotri Gordon Messenger, drejtuesi i programit të testimit, tha se nuk është më qëllim testimi, por vaksinimi i masës gjithashtu.

Testuesit do të paguhen rreth 15 euro për çdo test që bëjnë, në mënyrë që të mund të iu ofrojnë shërbimin pa pagesë personave në nevojë.

Masat e reja që do të hynë në fuqi së shpejti, kanë për plan që të lejojnë personat që kanë rezultate negative në testim, që mund të qarkullojnë lirisht dhe gjithashtu të mund të hynë nëpër lokale dhe pijetore.

Plani është që të testohen rreth 2 milion persona deri në fund të vitit. /Lajmi.net/