Ministrja Rizvanolli me njoftim të ri pas sulmit në “Ibër Lepenc”: Mund të ketë reduktime të ujit

Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli është deklaruar përsëri në lidhje me situatën e krijuar pas sulmit në “Ibër Lepenc”. Ministrja Rivanolli ndër të tjerash njoftoi se sot komunat të cilat furnizohen me ujë nga “Ibër Lepenci”, mund të kenë reduktime gjatë ditës. “Për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar…

Lajme

02/12/2024 09:50

Ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli është deklaruar përsëri në lidhje me situatën e krijuar pas sulmit në “Ibër Lepenc”.

Ministrja Rivanolli ndër të tjerash njoftoi se sot komunat të cilat furnizohen me ujë nga “Ibër Lepenci”, mund të kenë reduktime gjatë ditës.

“Për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar nga sulmi terrorist, për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet një zgjidhje e re inxhinierike”,tha ministrja, transmeton lajmi.net.

Probleme të shumta me furnizim me ujë janë shfaqur pas sulmit të ndodhur më 29 nëntor në veri të vendit.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar nga sulmi terrorist, për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet një zgjidhje e re inxhinierike.

Për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga “Ibër Lepenci” mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme.

Intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar, ndërsa nivelet e ujit në termocentralin “Kosova B” janë monitoruar dhe kanë qenë të mjaftueshme përgjatë gjithë kohës. Sikurse edhe gjatë dy ditëve të kaluara, prioritet i parë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm i termocentralit me ujë për ftohje, për të zgjeruar pastaj furnizimin për KRU-të sa më herët që është e mundshme.

Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e kompanive rajonale të ujësjellësit për informata të sakta rreth furnizimit me ujë.

Falemnderit ekipit të “Ibër Lepencit” dhe kontraktorit për punën në kanal, dhe ministrit Xhelal Sveçla dhe zv.ministrit Hysen Drumishi që kanë përcjellë nga afër punën në terren gjatë gjithë natës./Lajmi.net/