Ministrja e tij sot tha se nuk do të ketë reciprocitet, Kurti gjatë fushatës: Çështje ditësh, javësh, kurrsesi muajsh
Sot, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk ka dashur të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë, por të shfrytëzojë mekanizmat rajonal që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes Kosovës e Serbisë.

Lajme
Por, krejt ndryshe kishte premtuar kryeministri Albin Kurti para se të vinte në pushtet.
Lexo edhe:
Reciprociteti me Serbinë, Hajdari: Dua që problemet t’i zgjidhim përmes mekanizmave rajonalë
Në një debat ku kishte marrë pjesë së bashku me Presidenten aktuale, Vjosa Osmanin, Kurti kishte deklaruar se reciprociteti do të jetë një ndër vendimet e para që do të marrë pasi që të vie në pozitën e kryeministrit, shkruan lajmi.net.
“Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim, ashtu siç e tha zonja Presidente… Pse do të duhej të ishte kaq e jashtëzakonshme të vendoset reciprociteti që është gjëja më e zakonshme për një shtet që e thërret veten të pavarur dhe sovran”, kishte thënë Kurti.
I pyetur se kur do ta merrte vendimin për vendosjen e reciprocitetit, Kurti kishte thënë se është çështje ditësh ose javësh e kurrsesi muajsh. /Lajmi.net/