Ministrja Dumoshi takon kampionin botëror në boks, Robin Krasniqin

Haxhi Robin Krasniqi ka ardhur në vizitë në Kosovë, pas triumfit të tij të jashtëzakonshëm.

Sport

15/10/2020 10:40

Robin Krasniqi fitonte duelin kundër boksierit gjerman, Bosel, për të fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të mesme.

Pas këtij suksesi, Krasniqi sot ka vizituar edhe MKRS-në, ku aty u prit nga ministrja Vlora Dumoshi.

“Është sakrificë 15 vjeçare. Kishte gëzime. Kishte hidhërime. Por, është ëndërr e madhe e arritur që të gëzoja veten dhe shtetin tim me titullin”, ka thënë Krasniqi në takimin me ministren.

“Unë kam ndjerë emocionet e të gjithë shqiptarëve. Asnjëherë nuk ndihesha vet”, tha mes tjerash boksieri me prejardhje nga Juniku.

Në anën tjetër, Dumoshi përgëzoi Krasniqin për rrugëtimin e tij si dhe e falënderoi atë për vizitën e sotshme.

Ajo gjithashtu e njoftoi boksierin me planin e MKRS për zhvillimin e sportit.

Krasniqi do të flas sot para gazetarëve në një konferencë për shtyp, me fillim nga ora 23:00. /Lajmi.net/