Ministrja Dumoshi bën homazhe për Avni Mulën: I përjetshëm kujtimi për këtë mjeshtër bilant
Ministrja Dumoshi sot ishte në Tiranë për t'i dhënë lamtumirën e fundit kompozitorit, Avni Mula.

ShowBiz
Mbrëmë (e enjte) u konfirmua lajmi se është shuar mjeshtri i madh i artit shqiptar, shkruan lajmi.net.
Lajmi për ikjen e Mulës pikëlloi gjithë komunitetin artistik, ndërsa veprat e tij kanë lënë gjurmë në artin e kulturën shqiptare.
Sot, në Universitetin e Arteve në Tiranë janë mbajtur homazhe për kompozitorin e ndjerë, meqë rast ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Përmes një postimi në Facebook, Dumoshi u shpreh se ishte për homazhe në emër të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Hoti.
“Me nderimin më të lartë për veprën e tij, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministrit Hoti, sot isha për homazhe në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit muzikor Avni Mula.
Kënga e tij qe frymëzim i atdhedashurisë ndër breza, përbashkim andej e këndej kufirit andaj humbja e tij është humbje për familjen dhe për artin në përgjithësi, kudo ku ka shqiptarë.
I përjetshëm kujtimi për këtë mjeshtër brilant!”, shkruan ajo.
Telegrame ngushëllimi për vdekjen e Mulës, kanë shkruar krerët e të dy shteteve shqiptare.
Avni Mula ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare. /Lajmi.net/