Ministrit Krasniqi i del problem me fjalimin, e falënderon personin që ia ka shkruar aq “detajisht”

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot bashkë me Kryeministrin Kurti kanë mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt me kryetarët e komunave të Kosovës. Duke filluar fjalimin e tij, ministri Krasniqi përballet me probleme derisa e lexon atë. “Është gjithmonë kënaqësi të organizojmë tryeza të tilla diskutimi, mundësia për ofrimin e zgjedhjeve të…

Lajme

08/10/2024 14:11

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot bashkë me Kryeministrin Kurti kanë mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt me kryetarët e komunave të Kosovës.

Duke filluar fjalimin e tij, ministri Krasniqi përballet me probleme derisa e lexon atë.

“Është gjithmonë kënaqësi të organizojmë tryeza të tilla diskutimi, mundësia për ofrimin e zgjedhjeve të kryetarëve të komunave në nivelin qendror të cilët implementojnë programe në mënyrë që jeta e qytetarëve të përmirësohet dhe të ngrihet standardi i tyre i jetesës. Unë sot para jush shfrytëzoj këtë hapësirë që pavarësisht dallimeve dhe mospajtimeve iu falënderoj për bashkëpunimin dhe me sa kujtoj i kam takuar të gjithë kryetarët e komunave kur kemi qenë bashkë në shumë përurime, gurthemele, në shumë takime e tryeza mirëpo edhe në pandemi e vështirësi pavarësisht a ishte mëngjes i hershëm apo i vonshëm…”, ishte duke lexuar Krasniqi në letrën e tij, transmeton lajmi.net.

Aty si duket iu paraqitën disa probleme atij pasi që fjalimi iu duk shumë i detajuar.

“Faleminderit për këtë fjalim shumë të detajuar”, ka thënë ai derisa buzëqesh nën siklet.

Kurti dhe Krasniqi kanë diskutuar disa nga sfidat dhe sukseset e kësaj Qeverie në raport me komunat e Kosovës. /Lajmi.net/