Ministria për Familje reagon pas rastit të 5-vjeçarit në Lipjan, gjashtë fëmijë tjerë të familjes vendosen në strehimore
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përkatësisht departamenti përgjegjës për çështjet familjare ka reaguar pas rastit të rëndë të raportuar në Lipjan, ku një fëmijë 5-vjeçar dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit dhe aktualisht po trajtohet në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). Sipas reagimit zyrtar, institucionet përkatëse kanë vepruar menjëherë pasi janë informuar për…
Lajme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përkatësisht departamenti përgjegjës për çështjet familjare ka reaguar pas rastit të rëndë të raportuar në Lipjan, ku një fëmijë 5-vjeçar dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit dhe aktualisht po trajtohet në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Sipas reagimit zyrtar, institucionet përkatëse kanë vepruar menjëherë pasi janë informuar për rastin, duke ndërmarrë masa për mbrojtjen e fëmijëve të kësaj familjeje, transmeton lajmi.net.
Në deklaratë theksohet se dhuna dhe neglizhenca ndaj fëmijëve nuk mund të pranohen në asnjë rrethanë.
“Asnjë fëmijë nuk duhet të përjetojë dhunë, frikë apo neglizhencë në vendin që duhet të jetë më i sigurti për të, në familje. Dhuna ndaj fëmijëve është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në reagim.
Autoritetet bëjnë të ditur se Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në bashkëpunim me Departamentin e Shërbimeve Sociale në ministri, ka ndërhyrë menjëherë për të garantuar sigurinë e fëmijëve të tjerë të familjes.
“Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në koordinim me Departamentin e Shërbimeve Sociale në Ministri, në përputhje me mandatet e tyre ligjore, kanë ndërhyrë menjëherë dhe 6 fëmijët tjerë të kësaj familjeje janë vendosur në strehim dhe në mbrojtje në një vend të sigurt”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, ministria ka kërkuar nga Inspektorati për Shërbimet Sociale dhe Familjare që të nisë një hetim urgjent institucional për mënyrën se si është trajtuar rasti nga institucionet përkatëse, me qëllim që të verifikohet nëse janë zbatuar të gjitha procedurat dhe detyrimet ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.
Sipas reagimit, ministria do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për të siguruar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve të përfshirë në këtë rast.
Njoftimi i plotë;