Ministria nis asfaltimin e rrugës Malishevë -Kijevë

Pas raportimit të lajmi.net, Ministria e Infrastrukturës ka nisur të asfaltojë rrugën nacionale Malishevë-Kijevë.

Lajme

17/11/2020 12:57

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot ka nisur asfaltimi i shtresës qarkulluese pas gërryerjes në këtë rrugë.

Sipas ministrisë, sot dhe nesër do te përfundohet gjatësia 1.5 kilometra.

Lajmi.net dje ka raportuar se kontraktori i ministrisë, kompania  “Victoria Invest” e kishte gërryer rrugën rreth një muaj më parë, gjë për të cilën qytetarët kanë shfaqur pakënaqësi.

Kujtojmë se edhe para dy viteve, kjo rrugë e kishte pasur të njëjtën telashe. Ishte lënë e gërryer për disa javë, asfaltimi i saj kishte nisur vetëm pas protestave të qytetarëve të asaj zone. /Lajmi.net/