Ministria e Shëndetësisë: Uji nga kanali i Ibër Lepencit i papijshëm

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se uji nga kanali i Ibër Lepencit është i papijshëm. Prej këtij kanali  furnizohet me ujë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe një pjesë e Prishtinës. “Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për…

Lajme

30/11/2024 15:44

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se uji nga kanali i Ibër Lepencit është i papijshëm.

Prej këtij kanali  furnizohet me ujë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” dhe një pjesë e Prishtinës.
“Sipas analizave të para, të kryera në ujin e patrajtuar, uji që kalon nëpër kanalin e Ibër-Lepencit nuk është për momentin i pastër për pije, ndërkohë që përveç analizave mikrobiologjike dhe atyre bakteriologjike, IKSHPK/QRSHP Mitrovicë, do të analizojë edhe paramatra të tjerë që kanë të bëjnë me praninë e metaleve në ujë.”
IKSHPK është në bashkëpunim të ngushtë me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi në Mitrovicë dhe KRU “Prishtina”, do të monitorojnë ujin nga Kanali i Ibër Lepencit dhe do t’i kryejnë të gjitha analizat e nevojshme për t’u siguruar që uji, para se të lejohet për pije, t’i përmbush parametrat e lejuar.
“Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK sigurojnë qytetarët që janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që uji që përdoret në zonat e prekura nga pasojat e shpërthimit t’i përmbushë standardet e lejuara” thuhet në njoftimin e ministrisë./Lajmi.net/