Ministria e Muratit lëshon njoftim për një zhvillim që do të ndodhë sot

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 prill 2023 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2023. Në njoftimin për media thuhet se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro. “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin…

Lajme

07/04/2023 09:26

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 prill 2023 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2023.

Në njoftimin për media thuhet se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, tha MF.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Lajmi.net/