Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë për deklarimet e Vuçiqit: Gjithçka për marrëveshjen me Kosovën e Kroacinë është publike
Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Kjo aleancë trepalëshe tash e një kohë po shfrytëzohet nga Serbia për ta paraqitur si një rrezik për sigurinë dhe si arsyetim për armatosjen e mëtejshme të shtetit serb. Hiq më larg se të mërkurën, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas…
Lajme
Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Kjo aleancë trepalëshe tash e një kohë po shfrytëzohet nga Serbia për ta paraqitur si një rrezik për sigurinë dhe si arsyetim për armatosjen e mëtejshme të shtetit serb.
Hiq më larg se të mërkurën, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas një takimi që ka pasur me zyrtarë të “Republika Srpskas”, përfshirë edhe Millorad Dodikun, ka thënë se situata e sigurisë pas kësaj marrëveshje “është më komplekse” dhe se Serbia do të armatoset edhe më shumë ditëve në vijim.
Për këto deklarime, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, nuk e ka kursyer presidentin serb, Aleksander Vucic. Pas një takimi që ka pasur me homologun shqiptar, Ermal Nufi, Anushiq ka thënë se ka kaluar koha kur dikush tjetër i ka diktuar Zagrebit zyrtar se si duhet ta bëjë politikën e vetë.
Lidhur me deklarimet e presidentit serb, Aleksander Vucic, për marrëveshjen trepalëshe Kroaci-Shqipëri dhe Kosovë, në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Nga zyra për media e kësaj ministria kanë thënë se çdo detaj sa i përket kësaj marrëveshjeje është publike në faqen e ministrisë.
“Iu bëjmë me dije së të gjithë informacionin për marrëveshjen midis Shqipërisë-Kosovës dhe Kroacisë janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Lidhur me këtë temë sot për Express kanë folur edhe NATO. Aleanca Veri-Atlantike i ka bërë thirrje kreut të shtetit serb që të jenë konstruktiv dhe të përgjegjshëm në raport me NATO-n dhe fqinjët.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars 2025 kanë nënshkruar një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.