Ministria e Mbrojtjes me njoftim për “Defender Europe 25”: Do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës

Ministria e Mbrojtjes ka dal me njoftim sa i përket zhvillimeve të ushtrimeve më të mëdha ndërkombëtare, të drejtuara nga ShBA “Defender Europe 25”. Në njoftimin e bërë thuhet “Defender Europe 25” do të zhvillohet nga data 26 maj deri me 9 qershor, transmeton lajmi.net Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë lëvizje të konvojeve…

Lajme

23/05/2025 15:26

Ministria e Mbrojtjes ka dal me njoftim sa i përket zhvillimeve të ushtrimeve më të mëdha ndërkombëtare, të drejtuara nga ShBA “Defender Europe 25”.

Në njoftimin e bërë thuhet “Defender Europe 25” do të zhvillohet nga data 26 maj deri me 9 qershor, transmeton lajmi.net

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë lëvizje të konvojeve nga vendbanimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht tek aeroporti i Gjakovës dhe poligoni ushtarak në Babaj të Bokës.

Komunikata e plotë:

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈,
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 𝟐𝟔 𝐦𝐚𝐣 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟗 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, Kosova do jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë “𝐃𝐞𝐟𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞 𝟐𝟓”.
Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit.
Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞!