Ministria e Mbrojtjes del me njoftim në lidhje me takimin Maqedonci-Baker, tregon se çka u bisedua

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot me nderimet më të larta shtetërore Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David A. Baker, në një takim zyrtar të mbajtur në Prishtinë. Në këtë takim morën pjesë delegacionet përkatëse nga të dyja palët, ndërsa në fokus të diskutimit…

Lajme

02/08/2025 20:48

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot me nderimet më të larta shtetërore Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David A. Baker, në një takim zyrtar të mbajtur në Prishtinë.

Në këtë takim morën pjesë delegacionet përkatëse nga të dyja palët, ndërsa në fokus të diskutimit ishin sfidat e sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë, si dhe përparimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, transmeton lajmi.net

Ministri Maqedonci theksoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet shtylla kyçe për sigurinë kombëtare të Kosovës, duke shtuar se bashkëpunimi në fushën e bashkëprodhimit dhe zhvillimit të industrisë së mbrojtjes ka shënuar përparim të konsiderueshëm që nga takimi i fundit mes palëve.

Njoftimi i plotë: 

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐙𝐞̈𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐬-𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐞̈𝐬 𝐒𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚, 𝐃𝐚𝐯𝐢𝐝 𝐀. 𝐁𝐚𝐤𝐞𝐫
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot me nderimet më të larta shtetërore Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, David A. Baker.
Në takim morën pjesë edhe delegacionet përkatëse nga të dyja palët.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat e sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë, si dhe për përparimin e arritur që nga takimi i fundit, veçanërisht në fushën e bashkëprodhimit me Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë. Ky sektor paraqet potencial të lartë për rritje dhe forcim të kapaciteteve kombëtare.
Ministri Maqedonci në mes tjerash theksoi se me Shtetet e Bashkuara si partner të besueshëm, Kosova gëzon siguri të shtuar dhe kontribuon në promovimin e paqes e stabilitetit, si në nivel rajonal ashtu edhe global.
Ministri Maqedonci dhe z. Baker riafirmuan partneritetin mes dy vendeve, duke theksuar angazhimin për ta forcuar edhe më tej bashkëpunimin./lajmi.net/