Ministria e Jashtme e Iranit thotë se SHBA ka nisur një “luftë të rrezikshme kundër Iranit”
Ministria e Jashtme e Iranit thotë se SHBA ka filluar një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke goditur objektet e saj bërthamore të dielën, sipas një deklarate të shpërndarë nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, shkruajnë mediat ndërkombëtare. “Bota nuk duhet të harrojë se ishin Shtetet e Bashkuara ato që, në mes të një procesi diplomatik,…

Bota
Ministria e Jashtme e Iranit thotë se SHBA ka filluar një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke goditur objektet e saj bërthamore të dielën, sipas një deklarate të shpërndarë nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
“Bota nuk duhet të harrojë se ishin Shtetet e Bashkuara ato që, në mes të një procesi diplomatik, e tradhtuan diplomacinë”, thuhej në deklaratë. Duke e përshkruar Izraelin si “gjenocidal dhe pa ligj” deklarata akuzon SHBA-në për nisjen e “një lufte të rrezikshme kundër Iranit”.
Ajo thotë se sulmet ishin një shkelje e Kartës së OKB-së dhe e së drejtës ndërkombëtare, dhe se qeveria e SHBA-së “mban përgjegjësinë e plotë për pasojat e rënda dhe ndikimet e tmerrshme të këtij krimi të neveritshëm”.
Ministria paralajmëroi se është “e drejta legjitime e Iranit ta kundërshtojë plotësisht dhe me vendosmëri agresionin ushtarak të SHBA-së dhe krimet e kryera nga ky regjim i pakontrolluar dhe t’i mbrojë sigurinë kombëtare dhe interesat e Iranit me të gjitha mjetet e nevojshme”.