Ministria e Financave bashkë me ATK-në dhe IP-në kanë filluar kontrollet për punëtorët e padeklaruar
Ministria e Financave në një postim në “Facebook”, ka bërë të ditur se ATK dhe Inspektorati i Punës janë duke realizuar një aksion kundër punëtorëve të padeklaruar në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë. Në terren sot janë parë dy zëvendësministrat e kësaj ministrie, Avni Zogiani dhe Agron Dobruna, ndërsa bashkë me ta janë parë, Kryeinspektori…
Lajme
Ministria e Financave në një postim në “Facebook”, ka bërë të ditur se ATK dhe Inspektorati i Punës janë duke realizuar një aksion kundër punëtorëve të padeklaruar në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë.
Në terren sot janë parë dy zëvendësministrat e kësaj ministrie, Avni Zogiani dhe Agron Dobruna, ndërsa bashkë me ta janë parë, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.
Njoftimi i plotë:
Zëvendësministrat Avni Zogiani dhe Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi, dje kanë vëzhguar nga afër ekipet inspektuese të ATK-së dhe IP-së teksa ato kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar.
Në këto vizita të realizuara, bizneset dhe punëtorët u informuan rreth rëndësisë së deklarimit të punëtorëve dhe fillimit të kampanjës së gjithëmbarshme e cila ka për synim rritjen e zbatimit të ligjeve në fuqi përmes identifikimit dhe gjobitjes së punëdhënësve që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duke mos i deklaruar dhe duke mos ua paguar kontributet.
Ftojmë të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës në fjalë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat të cilët janë në dispozicion nga MFPT. /Lajmi.net/