Ministria e Drejtësisë nis procedurat për blerjen e tri veturave për bartjen e kufomave

Ministria e Drejtësisë, ditë më parë, ka iniciuar një kërkesë për furnizim me vetura të reja. Kësaj radhe, dikasteri që udhëhiqet nga ministrja Donika Gërvalla-Schwarz ka kërkuar furnizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore me tri vetura, të cilat do të shërbejnë për transportin e kufomave. Për këtë tender janë paraparë gjithsej 120 mijë euro, shkruan…

Lajme

20/05/2026 09:11

Ministria e Drejtësisë, ditë më parë, ka iniciuar një kërkesë për furnizim me vetura të reja.

Kësaj radhe, dikasteri që udhëhiqet nga ministrja Donika Gërvalla-Schwarz ka kërkuar furnizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore me tri vetura, të cilat do të shërbejnë për transportin e kufomave.

Për këtë tender janë paraparë gjithsej 120 mijë euro, shkruan indeksonline.

Në dokumentet e publikuara përmes platformës së E-prokurimit, ndër të tjera kërkohet: “Autorizim nga prodhuesi apo përfaqësuesi i autorizuar, që dëshmon se kompania është e autorizuar për shitjen e automjeteve.”

Ky furnizim vjen në kuadër të nevojave operative të Institutit të Mjekësisë Ligjore, institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe merret me ekzaminime forenzike, autopsi dhe procedura të tjera ligjore që lidhen me rastet mortore.