Ministria e Bujqësisë për transferimin e Bekim Hoxhës: Do të drejtoj Agjencinë Pyjore vetëm për një muaj

Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë, Armend Muja, ka dalë me sqarim për transferimin e Bekim Hoxhës nga pozita e shefit të AUV-it në Agjencinë e Pyjeve. Ministria në njoftim thotë se Hoxha është transferuar vetëm për 1 muaj, raporton lajmi.net Komunikatë e plotë: NJOFTIM PËR PUBLIKUN Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe…

Lajme

29/08/2026 11:38

Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë, Armend Muja, ka dalë me sqarim për transferimin e Bekim Hoxhës nga pozita e shefit të AUV-it në Agjencinë e Pyjeve.

Ministria në njoftim thotë se Hoxha është transferuar vetëm për 1 muaj, raporton lajmi.net

Komunikatë e plotë:

NJOFTIM PËR PUBLIKUN
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se z. Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht për një periudhë njëmujore nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Transferimi është bërë në interes të institucionit dhe për sigurimin e funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja./Lajmi.net/