Ministria e Bujqësisë i del në ndihmë asaj të Tregtisë, fton grumbulluesit t’a furnizojnë rezervën shtetërore me grurë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë -MINT, ka hapur shpalljen publike për furnizim me grurë për rezervat shtetërore.
Lajme
Duke parë se MINT ka dështuar në dy tentativa për të rezistuar një kontratë për furnizim me grurë, në ndihem kësaj ministrie i ka dal edhe Ministria e Bujqësisë.
Ministria e Bujqësisë u ka bërë thirrje të gjithë grumbulluesve të grurit që operojnë në Kosovë se tani e tutje mund të aplikojnë për të bërë furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit.
Për furnizimin e rezervave shtetërore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë një shpallje publike për furnizimin e rezervës shtetërore me kulturën e grurit, e cila do të jetë e hapur deri më datën 11 nëntor 2021. Prandaj, këto dy ministri së bashku, ftojnë të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët kanë rezerva dhe shprehin interes në këtë fushë të aplikojnë në këtë thirrje.
“Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. Andaj, ftohen të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Lajmi.net/
Në linkun e mëposhtëm, të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë informatat më të hollësishme lidhur me procedurat dhe kriteret për aplikim në shpalljen publike për furnizim me rezerva shtetërore të grurit:
https://e-prokurimi.rks-gov.net/HOME/ClanakItemNew.aspx
Lexo edhe: