Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka shfuqizuar vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përmes të cilit Agron Bajraktari ishte zgjedhur rektor i këtij institucioni. Sipas njoftimit të Ministrisë, vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve ligjore në procedurën e zgjedhjes së rektorit, për të cilat Këshilli Drejtues,…

Lajme

02/11/2026 16:37

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka shfuqizuar vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përmes të cilit Agron Bajraktari ishte zgjedhur rektor i këtij institucioni.

Sipas njoftimit të Ministrisë, vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve ligjore në procedurën e zgjedhjes së rektorit, për të cilat Këshilli Drejtues, sipas MASh-it, nuk kishte ndërmarrë veprime për disa muaj, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.

Në opinionin ligjor të Zyrës Ligjore të Ministrisë janë evidentuar dy shkelje: mosintervistimi i kandidatëve nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues dhe zgjedhja e rektorit për një mandat të tretë, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Pas shfuqizimit të vendimit, MASh i ka kërkuar Këshillit Drejtues që brenda tri ditësh të emërojë një ushtrues detyre të rektorit, me konsensusin e të gjithë anëtarëve.

Po ashtu, Ministria ka kërkuar që të nisin menjëherë përgatitjet për shpalljen e konkursit të ri për pozitën e rektorit.

Në fund të njoftimit, MASh u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Drejtues, stafit akademik dhe atij administrativ që të bashkëpunojnë për tejkalimin e situatës dhe rikthimin e funksionimit të rregullt institucional të universitetit. /Lajmi.net/