Të Infektuar: 18.345

Të Shëruar: 15.198

Të Vdekur: 669

Ministri Veliu do të bëj hapjen zyrtare të muajit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

17:44 | 18 Tetor 2020

Ministria e Punëve të Brendshme  do të organizojë ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. 

Ceremonia do të mbahet nesër, me 19.10.2020, në ora 10:00, në sallën P-38 në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë: ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu dhe krerët më të lartë Shtetëror si Presidenti, Kryeministri dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.