Ministri ukrainas: Për sa kohë Putini refuzon t’i japë fund luftës së tij barbare, presioni do t’i shtohet

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun amerikan, Antony Blinken.

Bota

08/03/2022 08:09

Përmes një publikimi në Twitter, ai bëri të ditur se po koordinojnë intensivisht hapat e mëtejshëm vendimtar, për të rritur presionin ndaj Rusisë.

“Për sa kohë që Vladimir Putini refuzon të mbarojë luftën e tij të pakuptimtë e barbare, presioni do të bëhet më i lartë”, shkroi ai në Twitter.

Ai poashtu falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qëndrimin në krah të Ukrainës./Lajmi.net/