Ministri turk: Ofrojmë mbështetje për FSK-në, në trajnime e armatim
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan ka thënë se rruga e vetme e normalizimit të marrëdhnëieve mes Kosovës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu. Fidan theksoi se me përmirësimin e kushteve të sigurisë do të hapet një hapësirë më e gjerë për dialog dhe diplomaci. “Me përmirësimin e kushteve të…

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan ka thënë se rruga e vetme e normalizimit të marrëdhnëieve mes Kosovës të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu.
Fidan theksoi se me përmirësimin e kushteve të sigurisë do të hapet një hapësirë më e gjerë për dialog dhe diplomaci.
“Me përmirësimin e kushteve të sigurisë do të hapet një hapësirë më e gjerë për dialogë dhe diplomaci. Në këtë kontekst ne besojmë se problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog”, tha Fidan pas takimit me ministren Donika Gërvalla.
Ministri turk tha po ashtu se Tuqria mbështet Kosovën për normalizim të marrdhënieve me Serbinë, si dhe mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ne mbështesim përpjekjet për të arritur normalizimin mes dy vendeve. Ne si Turqi, ofrojmë mbështetje dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në trajnime dhe armatime. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe në të ardhmen”, u shpreh ministri./Lajmi.net/