Ministri Sveçla me mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme, 7,828 euro para të gatshme, biznese, mëditje e paga
Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, janë publikuar sot të dhënat nga deklarimi i pasurisë së vitit 2025 nga zyrtarët shtetërorë. Nga shumë zyrtarë shtetërorë edhe ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka deklaruar pasurinë e tij. Sveçla ka deklaruar se ka mbi një milion euro pasuri të paluajtshme, shtëpi/lokal, të trashëguara,…

Lajme
Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, janë publikuar sot të dhënat nga deklarimi i pasurisë së vitit 2025 nga zyrtarët shtetërorë.
Nga shumë zyrtarë shtetërorë edhe ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka deklaruar pasurinë e tij.
Sveçla ka deklaruar se ka mbi një milion euro pasuri të paluajtshme, shtëpi/lokal, të trashëguara, shkruan lajmi.net.
Po ashtu ministri në detyrë ka deklaruar se ka një veturë në pronësi të bashkëshortes së tij që kap vlerën prej 11 mijë euro.
Tutje Sveçla në APK, ka deklaruar se në bankë ka vetëm 2 mijë e 647 euro e 97 cent, derisa bashkëshortja e tij ka një vlerë prej afro 3 mijë e 500 euro.
Ndërkaq nga mëditjet, ministri në detyrë ka një shumë të deklaruar prej 2 mijë e 798 euro e 41 cent. /Lajmi.net/