Ministri Murati udhëton për në SHBA

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Washington DC. Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e…

Lajme

22/10/2024 11:03

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat mbahen në Washington DC.

Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë qëndrimit në Washington DC, ministri Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje. /Lajmi.net/