Ministri Maqedonci takon Admiral Munsch, diskutohet siguria dhe bashkëpunimi me KFOR-in

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), Admiral Stuart Benjamin Munsch. Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe thellimin e bashkëpunimit me…

Lajme

03/10/2025 19:42

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Komandantin e Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli (Allied Joint Force Command Naples), Admiral Stuart Benjamin Munsch.

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in.

Ministri Maqedonci shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe angazhimin e KFOR-it në garantimin e sigurisë së vendit.

Gjithashtu, ai i uroi mirëseardhje dhe suksese Gjeneralit të Forcave Turke, Özkan Ulutaş, i cili është rizgjedhur në krye të misionit të KFOR-it.