Ministri Lluka: Djegia e thëngjillit, ndotësi më i madh i ajrit, jo Termocentralet
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka dhënë disa shifra për matësit me të mëdhenj të ajrit në bazë të një studimi nga Banka Botërore që po bënë aktualisht.
Lajme
Sipas tij, djegia e thëngjillit të papërpunuar nga shtëpitë private është ndotësi më i madh i ajrit, derisa veturat kontribuojnë me 12 për qind në ndotjen e ajrit. Derisa, termocentrali Kosova B është ndotës më i madh se sa Kosova A.
“Sipas këtij studimi kur janë matësit për ndotjen, siç është matësi që po i referohemi për grimcat e pluhurit pm 10 dhe pm 25, ky studim e parasheh që në Prishtinë specifikisht termocentrali Kosova A dhe B ndikojnë nga 1 deri në 9 për qind në ndotjen e ambientit në ndotjen totale. Ndotës më i madh është Kosova B se Kosova A, sepse Kosova A filtrat janë ndryshuar në vitin 2011 ndërsa në Kosovën B nga viti 1985. Ndotësi më i madh sipas të njëjtit studim në Prishtinë mbetet shtëpitë që djegin thëngjill të papërpunuar”, tha Lluka.
Ai tha se këto janë të dhëna zyrtare nga raporti i BB-së që pritet të dalë në qershor të vitit që vjen.