Ministri Krasniqi: S’do duhej të diskutohej pse janë mbyllur strukturat paralele

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka realizuar një aksion-bastisje në 10 komuna të Kosovës. Ky aksion kishte të bënte me mbylljen e disa komunave paralele serbe që po funksionin në Kosovë, e bashkë me to edhe disa objekte si posta, banka e të tjera. Por pas përfundimit të aksionit, Prokuroria Themelore në Prishtinë…

Lajme

16/01/2025 09:09

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka realizuar një aksion-bastisje në 10 komuna të Kosovës.

Ky aksion kishte të bënte me mbylljen e disa komunave paralele serbe që po funksionin në Kosovë, e bashkë me to edhe disa objekte si posta, banka e të tjera.

Por pas përfundimit të aksionit, Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur se nuk ka dhënë urdhër e as miratim për një aksion të tillë.

Madje sipas prokurorisë nuk janë ofruar as prova të mjaftueshme për t’u kryer kjo bastisje, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Krasniqi tha se nuk do të duhej të diskutohej se pse institucionet e Serbisë janë mbyllur, por se si ato kanë qenë të hapura deri tash.

Ai gjithashtu deklaroi se institucionet serbe të mbyllura të mërkurën në Kosovë ishin institucione paralele kriminale të Serbisë.

“Tashmë janë mbyllur Institucionet paralele kriminale të Serbisë në Kosovë. Komunat paralele, Posta paralele, Administratat Tatimore paralele. Qytetarët e Kosovës, i kanë komunat e Kosovës, Postën e Kosovës si dhe Administratën Tatimore të Kosovës, sikurse të gjitha institucionet e tjera të bazuara në Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionet në fuqi. Diskutimi për institucionet e Serbisë në Kosovë nuk do të duhej të bëhej se pse janë mbyllur sot, por si kanë qenë të hapura deri sot”, ka shkruar Krasniqi./Lajmi.net/