Ministri italian i Mbrojtjes që mbeti i bllokuar në Dubai do të kthehet në vendin e tij me avion ushtarak

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto tha të dielën se po kthehej në Itali nga Dubai, ku kishte mbetur i bllokuar me familjen e tij pasi fluturimet u pezulluan për shkak të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Ministri u largua nga Roma të premten në mbrëmje me një fluturim civil për t’iu bashkuar…

Bota

01/03/2026 15:57

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto tha të dielën se po kthehej në Itali nga Dubai, ku kishte mbetur i bllokuar me familjen e tij pasi fluturimet u pezulluan për shkak të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Ministri u largua nga Roma të premten në mbrëmje me një fluturim civil për t’iu bashkuar familjes së tij, e cila ndodhej tashmë në Dubai për pushime. Ai ishte planifikuar të kthehej në Itali të shtunën pasdite, shkruan Reuters.

“Po kthehem i vetëm për të shmangur ekspozimin e të tjerëve ndaj rrezikut të mëtejshëm, pasi kushdo që udhëton me mua në rrethanat aktuale mund të vihet në rrezik. Po kthehem me një avion ushtarak dhe do ta lë familjen time këtu”, shkroi ai në X.