Ministri Ismaili tregon për një operim të suksesshëm në Klinikën e Syve në QKUK
Për herë të parë në Klinikën e Syve në QKUK, sot është kryer operacioni i parë në kirurgjinë vitreoretinale nga Dr. Xhevat Lumi, i cili punon dhe vepron në Lubjanë.

Lajme
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Sipas tij, përmes sjelljes së mjekëve në Kosovë, trajnimit të stafit tonë dhe sigurimit të aparaturave të nevojshme, do të zvogëlohet numri i dërgimit të pacientëve jashtë vendit.
“Vetëm gjatë vitit 2017, Ministria ka paguar mbi 1 milion euro për operacione të njëjta jashtë Kosovës. Prandaj, përmes operacioneve dhe trajnimeve të tilla, ne do të ruajmë buxhetin e shtetit dhe do t’u ofrojmë shërbimet që qytetarët i meritojnë në shtëpinë e tyre”, ka thënë në fund ministri Ismaili. /Lajmi.net/