Ministri i Jashtëm i Francës: Javën e ardhshme fillojmë bombardimin e ISIS-it

Ministri francez i mbrojtjes Jean-Yves Le Drijana ka thënë se aeroplanët bombardues francezë do të fillojnë të bombardojnë caqet e Shtetit Islamik në Siri javën e ardhshme, raporton AP.

Bota

16/09/2015 12:55

Agjencia ka lajmëruar se këtë javë në Parlamentin e Francës konservatorët, që janë në opozitë kanë votuar kundër vendimit për t’iu bashkuar sulmeve ajrore kundër ISIS-it, duke argumentuar se këto sulme nuk do ta ndryshojnë sulmet në terren, transmeton Indeksonline.

Le Drijana për radion franceze “Frans enter” ka thënë se sulmet ajrore do të fillojnë po sa të identifikohen caqet. Ndërkohë bombarduesit francezë janë zbarkuar në Siri dhe Irak, nga frika se regjimi i Assadit mund ta rimarrë veten, sipas AP.

Le Drijana ka thënë po ashtu se muajve të fundit ISIS po shënon progres, veçanërisht në pjesët veriore të Aleppo-s.

“Ka një ofensivë të fuqishme në qytetin e vogël të Mareas, dhe nëse ka sukses do ta shkatërrojë atë që ne e quajmë “Ushtria Çlirimtare e Sirisë”, apo koalicionin kombëtar sirian, dhe gjithçka tjetër”, ka thënë Ministri i Ministri i Mbrojtjes.

Në sulmet kundër caqeve të ISIS-it, janë të përfshira edhe forca ushtarake nga SHBA-ja, Kanadaja, Turqia, Gjiri Persik, ndërsa sot janë bashkangjitur edhe forca ushtarake nga Australia.