Ministri dhe Komandanti i FSK-së marrin pjesë në Konferencën e NATO-s
Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati së bashku me një delegacion të Qeverisë të Kosovës kanë udhëtuar sot drejt Brukselit ku do të qëndrojnë në një vizitë dy ditore.

Lajme
Ky delegacion i Kosovës ka shkuar në Bruksel me ftesë të Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, ku do të marrin pjesë në takime dhe konferenca punuese të organizuar nga NATO.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri dhe Komandanti do të kenë takime pune dhe konferenca, që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë, mundësitë e trajnimit dhe shkollimit ushtarak, bashkëpunimi ushtarak dhe rolin e NATO-s në Kosovë dhe më gjerë.
Në kuadër të delegacionit të MFSK-së është edhe kolonel Ilir Qeriqi, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri, njofton MFSK. (lajmi.net)