Ministri Çeku: Festivali i Këngës dëshmon se jemi gati për Eurovision

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK ishte magjik. Çeku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme për në Eurovision, pasi sipas tij u dëshmua që nga aspekti organizativ, cilësor e artistik. “Edicioni i…

Lajme

27/10/2024 13:00

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK ishte magjik.

Çeku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Kosova është e gatshme për në Eurovision, pasi sipas tij u dëshmua që nga aspekti organizativ, cilësor e artistik.

“Edicioni i dytë i Festivalit të Këngës ishte edhe më magjik. Dëshmuam që nga aspekti organizativ por edhe cilësor e artistik jemi të gatshëm për në Eurovision. Faleminderit për një mbrëmje plot emocion e performanca të jashtëzakonshme”, ka shkruar Çeku ndër të tjera. /Lajmi.net/