Ministri Bajrami nuk do të ndërhyjë në vendimet e rektorit të UP-së

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen e problemit në mes të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe OVL të UÇK-së, për çështjen e regjistrimit pa konkurs të fëmijëve të kategorive të dala nga lufta.

Lajme

16/01/2015 23:31

Ai tha se Universiteti ka autonomi dhe ajo duhet respektuar. 

“E respektoj secilin vendim të organeve të Universitetit “, tha Bajrami në “Argument Plus” në RTV 21. “Nuk do të ndërhyjë në punën e tyre, sepse në bazë të statutit të Universitetit ato janë plotësisht autonome për të qeverisur”, tha ai. 

Bajrami nuk ka dashur të flas nëse pajtohet me vendimin e rektorit Ramadan Zejnullahu. 

“Unë nuk mund ta jap atë gjykim ai ka vepru mbi bazën e gjykimeve të veta dhe mbi bazën e kompetencave të veta”, theksoi Bajrami.