Ministri Abdixhiku obligon Komunën e Prishtinës të anulojë vendimin ndërtimin afër Badocit

Ministria e Infrastrukturës ka obliguar Komunën e Prishtinës të anulojë vendimin për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të liqenit të Badocit.

Lajme

22/02/2020 11:02

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Ai është shprehur se këtë thirrje ndaj komunës së Prishtinës e ka bërë duke u thirrur në Ligjin për Ujrat e Kosovës dhe në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badocit.

Më tutje, ai është shprehur se qeveria është përkushtuar t’i mbrojë resurset e vendit.

Ky është postimi i Abdixhikut:

Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë. /Lajmi.net/