Minimale e maksimale: Kosova me pensionet më të vogla në Ballkan

Kosova mbetet ende vendi me pensionet më të ulëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajme

03/05/2022 20:06

Sipas një tabele me të dhëna të përgatitur nga REL, Kosova qëndron më së keqti në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i përket pensioneve, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, sa i përket pensionit minimal më të lartë, më së miri qëndron “Republika Srpska”.

Serbia ka bilancin më të mirë sa i përket pensionit maksimal ku vlera shkon deri në 1,258, ndërsa në Mal të Zi pensioni maksimal shkon deri në 1,100 euro, në Bosnje e Hercegovinë e në Republika Srpska deri në 1,087, respektivisht 1,090.

Maqedonia e Veriut qëndron më keq sa i përket pensionit maksimal pasi atje shkon deri në 938 euro, por Kosova mbetet shumë larg këtyre vendeve me vetëm 627 euro pension maksimal.

Kosova qëndron si mos më keq edhe kur vjen puna te pensioni minimal e që është 90 euro. Të gjitha vendet e tjera kanë pension mbi 100 euro, e që shkon deri në 212.

Në Bosnje, pensioni më i vogël është 160 euro, në Serbi 136 euro, në Mal të Zi 147 e në Maqedoni të Veriut 170 euro. /Lajmi.net/