Minatorëve të Trepçës u del veç 51% e pagës: Djersa e minatorëve po nëpërkëmbet

Minatorët e Trepçës janë në hall të madh sa i përket financave tash e sa kohë. Përpos që për disa muaj radhazi nuk morën fare paga, e hyn në borgje shumë prej tyre kanë mbetur edhe pa punë fare për shkak të humbjeve që ka Trepça. Por këtë herë ka një problem tjetër. Këta të…

Lajme

08/10/2024 14:04

Minatorët e Trepçës janë në hall të madh sa i përket financave tash e sa kohë.

Përpos që për disa muaj radhazi nuk morën fare paga, e hyn në borgje shumë prej tyre kanë mbetur edhe pa punë fare për shkak të humbjeve që ka Trepça.

Por këtë herë ka një problem tjetër. Këta të fundit në pagën e ekzekutuar sot kanë marrë vetëm 51% të pagës, raporton lajmi.net.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se punëtorët e ndërmarrjes janë të zhgënjyer për shkak se atyre iu ekzekutuan vetëm gjysma e pagës.

Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar edhe zëdhënësi e Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzin, i cili e konfirmoi se i kanë marrë pagat me vetëm 51 për qind.

I njëjti nuk ka pranuar të jap detaje më tepër në lidhje me situatën e krijuar, derisa tha se nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Por në një reagim nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës thuhet se janë tejet të zhgënjyer.

“Sot kur të gjithë e pritëm me padurim ekzekutimin e pagave, si kundërvlerë për djersen që kemi derdhur, edhe një herë tjeter u zhgënjyem duke u kompensuar vetem 51% e pagës.
Deri kur do të vazhdoj një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?!Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj lloj vendime dhe qasje që është i kunderligjshem dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetem dhënia e hapsires së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten.Por secili duhet të kuptoj se mjaft është mjaft”,thuhet në reagim.

Gjithashtu thuhet se shkelja e të drejtave elementare të minatorëve siç është e drejta në pagë, përkundër se para një muaji Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milionë euro për ndërmarrjen Trepça Sh.A.

“…dhe prodhimit enorm që kemi pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore.Cili është arsyetimi logjik i menaxhmentit, që përkundër këtyre të hyrave marramendese të mosekzekutohen pagat e minatorëve? Me një qasje të till mundi dhe djersa e minatorëve është duke u nëpërkëmbur, gjë e cila nuk do të tolerohet asnjeher.Shpresojm që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjeher ekzektimin e plot të pagave. Ashtu që loja me buken e minatorëve duhet të marr fund një her e përgjithmonë.Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet ti kryej detyrat e tyre” thuhet në reagimin e sindikatës së Trepçës.”shtohet tutje.

Ndryshe vetë kryeministri i vendit, Albin Kurti pati deklaruar publikisht se Trepça ka më tepër punëtorë mbi tokë, se sa xehe të nxjerra nga nëntoka./Lajmi.net/