Mimoza Kusari-Lila vizitoi Kishën Ortodokse në Gjakovë

Në këtë vizitë, Kusari-Lila ka qenë e shoqëruar nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, Ati Sava Janjic dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Sasa Rasic.

Lajme

25/03/2014 17:42

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar sot Kishën Ortodokse në Gjakovë.

Në këtë vizitë ajo ka qenë e shoqëruar nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, Ati Sava Janjic dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Sasa Rasic.

Musafirët dhe mikpritësit- një prift dhe disa motra nderi- kanë bërë një fotografi para hyrjes së kishës.

Vizita e Kusari-Lilës në këtë kishë vjen dy muaj pasi ajo kishte mbështetur protestat e gjakovarëve kundër vizitës së paralajmëruar të Ministrit pa Portofol në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, në këtë kishë.