Mimoza Ahmeti largohet nga Big Brother?
Opinionistja e “Big Brother 8”, Mimoza Ahmeti, me anë të një statusi të postuar në Facebook, ka paralajmëruar se mund të braktisë pozicionin e saj.

ShowBiz
Sipas saj, shkak është bërë një foto dhe një video e shkurtuar që sipas Ahmetit është montazh. Ajo bën me dije se kjo është një tentativë për të futur atë në sherr me Edisonin, banorin e BB. Videoja është botuar në një faqe “Big Brother Albania 8” e cila është e gazetearit Olti Curri. Mimoza Ahmeti ka shkruajtur në FB se është përpjekur të kontaktojë me drejtuesen e BB Zefina Hasani por kjo e fundit i ka fikur telefonin.
“Sapo fola me Edisonin e Big Brather që doli të shtunen e kaluar nga Bigu. Në një faqe Facebook të Big Brather 8, kanë montuar një foto timen me të tijën, fotomontazh, me disa shkrime të panjohura, dhe nje diciturë poshte, shqip, kategorike. Duan të na fusin në konflikt. Edisoni më tha se edhe atij i kishin botuar një video me shkurtime. Sic më tha Edisoni, faqja është bërë nga Olti Curri, gazetar i Top Chanel. Edhe mua, tha Edisoni, ma kanë botuar një video me shkurtime, I thashë O.Currit, o vere të plotë, o hiqe atë video, ai më tha, e di vetë ca bej me faqen time.
Unë kam gjithë ditën që i kërkoj Zefinna Hasanit, organizatores së Bigut, numrin e Edisonit dhe nuk ma jep. Kjo mungesë korrektese, duke më fikur edhe telefonin, më bën të mendohem edhe një herë, nëse pjesëmarrja ime në Big Brather si opinioniste do të vazhdojë apo jo. Edisoni më priti më shumë mirëkuptim dhe më dha fjalen se nesër do të paraqitemi të dy në media për të deklaruar këtë papërgjegjësi të rrezikshme
Ky është linku:
https://www.facebook.com/bigbrotheralbania8live2014
Shumë e shumë herë u perpoqa të shkruaja në atë faqe poshtë fotos së montuar, opinionin tim, por ditë natë aty dikush ruante të ma fshinte në sekondë, me një censurë të frikshme. Fotoja dhe tjetër provokim ka qënë aty, të paktën fotoja, deri në momentin që e kam publikuar këtë mesash, por të mos merakosen, se e kam fotografuar faqen dhe dorezuar materialin…”, ka shkruar ajo.
Në kundërpërgjigje të këtij reagimi, Olti Curri ka përcjellë edhe ai një mesazh. “Moza e shtrenjtë që të dua aq shumë sa të kam dashur e do të dua. Posterat që botoj janë lloji i humorit që unë bëj, sepse ashtu më vjen, ti që vetë perdor humor duhet ti kuptosh. Nese humori im është ndryshe nga i joti, duhet të tregosh edhe tolerancë. Une jam Olti Curri, gazetar i Olti Curri fan-page, blog me komente për spektakël & art. Kam një emision në Top Albania Radio, por vijën editoriale të faqes time nuk e cakton absolutisht Top Channel.
Sa për faktin që paske “qarë halle” me Edisonin se dua t’ju fus në sherr, nuk kam koment. Ndërkohë që uroj që në Big Brother ( por edhe në çdo emision tjetër) të vazhdosh me opinione, sepse mendimi yt që fluturon i lirë në një botë që mund të na friksojë por na magjeps është i domosdoshëm. P.S. Linku që klikon dhe të fshihen komentet nuk është faqja zyrtare e BBA-së”. /albeu.com/ lajmi.net