Milot Rashica festoi me flamujt kombëtar titullin kampion në Turqi
Milot Rashica ka përjetuar një sezon fantastik me gjigantin turk Galatasaray, skuadër me të cilin edhe u kurorëzua me titullin e kampionit. Galatasaray e mbylli edicionin 2022/23 me 85 pikë, tetë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë, përcjellë lajmi.net. Rashica ishte pjesë e rëndësishme e gjigantit turk, derisa krijoi një partneritet të rrezikshëm…

Sport
Milot Rashica ka përjetuar një sezon fantastik me gjigantin turk Galatasaray, skuadër me të cilin edhe u kurorëzua me titullin e kampionit.
Galatasaray e mbylli edicionin 2022/23 me 85 pikë, tetë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë, përcjellë lajmi.net.
Rashica ishte pjesë e rëndësishme e gjigantit turk, derisa krijoi një partneritet të rrezikshëm me argjentinasin Mauro Icardi.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës gjatë këtij sezoni realizoi katër gola.
Gjatë festës së titullit, Rashica festoi me flamurin e Kosovës, ndërsa hyri në stadium, ndërsa sot ka reaguar në rrjetet sociale duke postuar fotografi nga festa e tij me mbishkrimin “Kampion”./Lajmi.net/