Milioneri braktisi ‘Lamborghini’-n e tij në kanal

Super-makinat nuk janë sikur ato të zakonshmet.

Auto & Tek

04/03/2019 22:40

Sipas ABC NEWS, kameramani me bazë në Londër, Andre Lawrence, ishte rrugës për në shtëpi kur pa një Lamborghini të modelit Huracan të braktisur në një kanal, transmeton lajmi.net.

Megjithëse pronari i makinës ende nuk është identifikuar, për veturën thuhej se kishte vlerën e 250 mijë dollarëve.

Dera në anën e shoferit, në këtë rast, në anën e djathtë, u hodh në tokë, kështu që shoferi duhet të ketë braktisur makinën duke përdorur derën e pasagjerëve.

Kameramani, i cili së pari zbuloi dhe raportoi për veturën e braktisur, vuri në dukje se ajo u gjet jo shumë larg terrenit të stadiumit të klubit të futbollit Tottenham Hotspurs. /Lajmi.net/