“Milionat e Dhuratës shkojnë huq”
Dje të gjitha portalet e shënuan një lajm të marrë nga Prive, me titull: “Milionat e Dhuratës shkojnë huq”.
ShowBiz
Padyshim, lajm ky rrëqethës dhe i keq ishte, së pari për këngëtaren shumë të pëlqyer Dhurata Dorën si dhe ekipin që e realizoi klipin, i cili pak orë pas lansimit, kjo këngë u bë refren në të gjitha radiostacionet e klubet shqiptare dhe pa ndalur duke u emetuar në të gjitha kanalet tona shqiptare.
Vlen të përmendim se “A bombi” për aq kohë të shkurtër regjistroi mbi 12 milionë shikime, të cilat siç shkruam “të gjitha shkuan huq”, pasi që videoklipi është fshirë nga You Tube.
Por, mund të jetë edhe një e vërtetë tjetër: sipas një burimi të Kosovarja (në kushte anonimiteti), se i gjithë problemi është në ankesën e një autori të huaj, për një detaj të skenës – një mur i pikturuar, tek shihet prapa këngëtares, e për çka ai kërkon që të hiqet, por edhe të paguhet autorësia.
Edhe ne i bashkangjitemi mendimit të shumicës, se në këtë rast, në penalizimin e këngës, mund të jetë përzier dikush që e pengojnë jo pak sukseset e mëdha të këngëtares, Dhurata Dora, e cila për kaq kohë në skenën e muzikës, arriti të krijojë një imazh shumë të pëlqyer tek publiku gjithëshqiptar, në trojet shqiptare me një perspektivë shumë të ndritshme.
Një fjalë thuhet: Talenti veç mund të vonohet, nuk pengohet. / Kosovarja/ lajmi.net