Milionat e Beogradit për kompaninë e të akuzuarit në rastin Banjska – i ndihmonte Radojçiqit në spastrimin e parave
Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit – i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe i akuzuar nga autoritetet e Kosovës për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë – vazhdon të fitojë kontrata milionëshe nga institucionet e Serbisë për projekte ndërtimore në zonat me shumicë serbe në Kosovë. “Rad 028” ka lidhje me…
Lajme
Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit – i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe i akuzuar nga autoritetet e Kosovës për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë – vazhdon të fitojë kontrata milionëshe nga institucionet e Serbisë për projekte ndërtimore në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
“Rad 028” ka lidhje me kryeterroristin që i priu sulmit në Banjskë, Milan Radojçiq dhe me Zvonko Veselinoviqin. Kjo kompani fiton kontrata milionëshe edhe pse REL konstatoi se kompania nuk operon në adresën ku figuron e regjistruar në sistemin serb.
Serbia i mohon këto akuza në lidhje me Radulle Steviqin dhe kompania e tij vazhdon të fitoj kontrata nga Beogradi zyrtarë.
Vetëm gjatë këtij viti, kësaj kompanie të dyshimtë i janë dhënë 10 kontratë me vlerë mbi 1 milion euro, përkundër që nuk i ka përfunduar mbi 20 projekte të mëparshme, në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.
Mediumi REL ka analizuar disa nga këto kontrata dhe ka vizituar gjashtë lokacione në Kosovë ku kompania “RAD 028” ishte paraparë të kryente punime. Në asnjërën nga këto vendpunishte nuk kishte makineri.
Kompania nuk është gjetur as në adresën në Kosovën, në të cilën figuron në regjistrin e Serbisë. Ndërtesa e saj që dikur shërbente si seli e saj në Zveçan sot është zbrazët.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Republikës së Kosovës për rastin në Banjskë, Radulle Steviq përmes bizneseve të tij e ka ndihmuar kryeterroristin Milan Radojçiq në pastrimin e parave.
Për këtë arsye është lëshuar arrest ndërkombëtarë. Lokacioni i Steviq nuk dihet. Policia dhe Prokuroria në Beograd kanë refuzuar t’iu përgjigjen pyetjeve të mediumit./Radio Evroap e Lirë/