Miliarderi britanik, Jim Ratcliffe me ofertë për të blerë Chelsea

Miliarderi britanik, Sir Jim Ratcliffe ka një ofertë për të blerë gjigantin anglez, Chelsea.

Sport

29/04/2022 21:16

Situata për shitjen e Chelsea sa vjen e bëhet më interesante.

Së fundmi në garë për të blerë ‘Blutë e Londrës’ është bashkuar miliarderi britanik, Jim Ratcliff.

Ai ka ofruar 4 miliardë funte, një mega ofertë për të marrë nën pronësi Chelsea.

Sipas ‘The Times’ miliarderi britanik ka zhvilluar diskutime me kryetarin e klubit Bruce Buck dje dhe ka nisur një përpjekje për të blerë Chelsea.

“Ne kemi bërë ofertë këtë mëngjes. Ne jemi oferta e vetme britanike. Motivet tona janë thjesht të përpiqemi të krijojmë një klub shumë të mirë në Londër”, tha Ratcliff përcjell lajmi.net.

Miliarderi ka njoftuar se oferta do të përfshijë një investimi prej 1.75 miliardë funte gjatë dhjetë viteve për të ndihmuar në zhvillimin e stadiumit ekipit dhe infrastrukturës.

Ratcliffe cilësohet si një nga njerëzit më të pasur në Brtiani dhe vlerësohet rreth 21 miliardë paund./Lajmi.net/