Miley Cyrus ‘topless’ për festa

As festat e fundvitit nuk shpëtojnë nga cikloni Miley Cyrus. Këngëtarja 21 vjeçare i ka ngritur temperaturat vetëm një javë para fillimit të festave të fundvitit. Ajo e ka postuar në rrjetin social Twitter një fotografi, ku shihet ‘topless’, por që është censuruar fotografia, duke i vendosur mbi gjoksin e saj të zhveshur dy zemra,…

ShowBiz

16/12/2013 21:00

As festat e fundvitit nuk shpëtojnë nga cikloni Miley Cyrus. Këngëtarja 21 vjeçare i ka ngritur temperaturat vetëm një javë para fillimit të festave të fundvitit.

Ajo e ka postuar në rrjetin social Twitter një fotografi, ku shihet ‘topless’, por që është censuruar fotografia, duke i vendosur mbi gjoksin e saj të zhveshur dy zemra, ku shkruan: “Urime Krishtlindjet’.

Kjo sigurisht nuk ka mjaftuar që t’i kënaq fansat e shumtë të Cyrus, e cila muajt e fundit ishte mësuar me lojën e vazhdueshme të vallëzimeve provokuese.

Natyrisht, Miley ka arsye të festojë. Përkundër kritikave të shumta, ajo ka shitur mbi 500 mijë kopje të albumit të saj dhe ka qenë protagoniste në muzikën e vitit 2013.