Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, kaq kushton nafta sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë 24 orëve të ardhshme në tregun e Kosovës. Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar 1.62 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në…

Lajme

19/05/2026 10:00

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë 24 orëve të ardhshme në tregun e Kosovës.

Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar 1.62 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.53 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi tavan për gazin është vendosur në 0.75 euro për litër.

Nga ministria është bërë e ditur se këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe janë të obligueshme për të gjithë operatorët ekonomikë që tregtojnë derivate në vend.

MINT gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të tejkalimit të çmimeve të lejuara apo parregullsive eventuale në treg, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në emailin zyrtar ose në numrin pa pagesë 0800 11000. /Lajmi.net/